FSHATI GJASHTË; SARANDË | U ARRESTUAN SIDOREL MORISENI; ALFRED KAJA; VITRIN HOXHA; VONIS POKA; FRANKO BOBJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 2 min read

Fshati Gjashtë, Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Sidorel Moriseni, me moshë 32 vjeç, banues në Tiranë.
2- Z. Alfred Kaja, me moshë 26 vjeç, banues në Kavajë.
3- Z. Vitrin Hoxha, me moshë 20 vjeç, banues në Kavajë.
4- Z. Vonis Poka, me moshë 31 vjeç, banues në Tiranë.
5- Z. Franko Bobja, me moshë 21 vjeç, banues në Kavajë.
Operacioni policor për ndalimin e tyre u zhvillua pranë banesës së:
1- Z. Rexhep Ismaili, i cili u vra me armë zjarri Qafë Gjashtë.
Njoftim | Finalizohet operacioni policor i koduar “Silenciatori”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Falë informacionit të siguruar dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.
Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët, në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe qëndronin në pritë, në një zonë pa ndriçim.
Gjatë operacionit arrestohen edhe 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.
Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Silenciatori”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndërhynë në kohë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, dhe vunë në pranga, në fshatin Gjashtë, shtetasit:
S. M., 32 vjeç, banues në Tiranë;
A. K., 26 vjeç, banues në Kavajë.
Po gjatë operacionit u vunë në pranga edhe shtetasit:
V. H., 20 vjeç, banues në Kavajë;
V. P., 31 vjeç, banues në Tiranë;
F. B., 21 vjeç, banues në Kavajë.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se këta shtetas kishin ardhur në Sarandë me qëllim kryerjen e një vrasjeje.
Shtetasit S. M. dhe A. K. u kapën në flagrancë në momentin kur po nxirrnin nga automjeti 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një silenciator.
Tre shtetasit e tjerë, të cilët ndodheshin me ta, u arrestuan për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, identifikimin e objektivit të synuar dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments