FSHATI GIMAJ; SHKODËR | NË AUTOMJETIN E LEONARD FTONIT U VENDOS LËNDË PLASËSE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Fshati Gimaj, Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Në automjetin e z. Leonard Ftoni u vendos lëndë plasëse.
Njoftim | Sot, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në pronësi të shtetasit L. F. është vendosur një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.
Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments