FSHATI FIERZË; TROPOJË | VLADIMIR RAMA U ARRESTUA; GJYKATA E APELIT E TRIESTES I KISHTE SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 6 VJET BURG PËR PËRDHUNIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 hours ago
- 1 min read

Fshati Fierzë, Tropojë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Vladimir Rama, me moshë 46 vjeç.
Njoftim | Tropojë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I dënuar në Itali, me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 46-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:
V. R., 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments