FSHATI DOVALAN; DIBËR | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “MAQELLARË-PESHKOPI”; KUJTIM LIKA DHE VERA LIKA MBETËN TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 16
- 1 min read

Fshati Dovalan, Dibër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Maqellarë-Peshkopi”.
Si pasojë, mbetën të plagosur:
1- Z. Kujtim Lika, me moshë 68 vjeç.
2- Znj. Vera Lika, me moshë 66 vjeçe.
Njoftim | Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre, shtetaset H.J., 55 vjeçe dhe V.L., 66 vjeçe.
Në vendngjarje shkuan edhe forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.
Aksidenti ka bërë që edhe qarkullimi i mjeteve të ishte përkohësisht i bllokuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments