FSHATI MARKAT; KONISPOL | SAIMIR HAXHIU U PLAGOS ME ARMË ZJARRI NË PËRPJEKJE PËR TË KRYER VJEDHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 7
- 1 min read

Fshati Markat, Konispol, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Saimir Haxhiu, me moshë 44 vjeç, mbeti i plagosur me armë gjahu.
Të dhënat penale paraprake kumtojnë se ai kishte tentuar të kryente krim (vjedhje) në banesat e fshatit.
Ai u dërgua në spitalin e Sarandës; më pas u dërgua për në spitalin e Vlorës.
Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit, në lidhje me këtë ngjarje kriminale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments