FSHATI CERUJË; ELBASAN | POLICIA E SHTETIT GJETI KUFOMËN E EGLANT KOÇIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 18
- 1 min read

Fshati Cerujë, Elbasan, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat e posaçme të Policisë së Shtetit kërkuan prej ditësh të tëra dhe mundën të gjenin në një vend të thepisur kufomën e:
1- Z. Eglant Koçi, i denoncuar si person i zhdukur.
Si doras në vrasjen e tij është shpallur në kërkim policor:
1- Z. Armand Shakaj.
Si bashkëpunëtor i tij është arrestuar:
1- Z. Enea Zyferi.

Deklaratë | Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat.
Më tha se do të nxirrte një frigorifer.
Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Koçit.
E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Armandit, tha z. Zyferi gjatë deklarimeve paraprake.
Z. Koçi u zhduk në datën 4 qershor 2026; u pa për herë të fundit në Tiranë, pranë sheshit “Willson”, ndërkohë që qarkullonte me motomjetin me targë “CT969”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments