FSHATI BËRXULLË; VORË | EDMOND SULA U KONSTATUA I VRARË ME ARMË ZJARRI.

Updated: Jul 24

Fshati Bërxullë, Vorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Edmond Sula, me moshë 50 vjeç, u konstatua i vrarë me armë zjarri.
Njoftim | Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
FSHATI BËRXULL; VORË | EDMOND (ALI) SULA DYSHOHET SE U VRA NGA VRASËS ME PAGESË PËR HAKMARRJE; VRASJA E INDRIT ÇELAJT NGA ALBANO KUSI DHE GRISLEDO KUSI.
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇

Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se ai u vra nga vrasës me pagesë.
Një nga pistat hetimore lidhet me hakmarrjen për vrasjen e z. Indrit Çelaj, me origjinë nga Mallakastra, teknik kondicionerësh.
Ai u vra me armë zjarri në një objekt në zotërimin e disa subjekteve me mbiemër Kusi (vëllezër) në vitin 2019.
Si subjekte përgjegjës u denoncuan:
1- Z. Albano Kusi.
2- Z. Griseldo Kusi.
Viktima, Sula, u denoncua si bashkëpunëtor në vrasje, në kuptimin që u dha përkrahje dy vëllezërve Kusi.
Në atë kohë, u arrestuan:
1- Z. Bujar Kusi, me moshë 54 vjeç, babai i dy vëllezërve Kusi, i akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
2- Z. Edmond Sula, i akuzuar për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.
3- Z. Ferdinand Bakalli, i akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
2- Z. Luan Çaka, i akuzuar për “moskallëzim krimi” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.
U shpallën në kërkim policor:
1- Z. Albano Kusi, i akuzuar për “vrasje me dashje” në bashkëpunim dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.
2- Z. Griseldo Kusi, i akuzuar për “vrasje me dashje” në bashkëpunim dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments