VORË | U ARRESTUAN LAVDIM BREGU; BRAHIM ÇURA; ALKEN KOKIÇI; FEIM ISMAILI; INDRIT LOKA; ALBERT DEDEJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 29 minutes ago
- 2 min read

Vorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Lavdim Bregu.
2- Z. Brahim Çura.
3- Z. Alken Kokiçi.
4- Z. Feim Ismaili.
5- Z. Indrit Loka.
6- Z. Albert Dedej.
Njoftim | Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Si rezultat i punës intensive hetimore dhe kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, strukturat e DVP Tiranë finalizuan gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione, gjatë të cilëve u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga 7 shtetas.
-në kuadër të operacionit “Fair Play” Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike arrestuan shtetasit L. B., 61 vjeç, B. Ç., 66 vjeç, A. K., 22 vjeç, F. I., 60 vjeç, I. L., 38 vjeç dhe A. D., 50 vjeç, pasi në lokalin e shtetasit L. B., në Vorë, u kapën 5 shtetasit e tjerë, duke organizuar lojëra fati, me celularë.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën 6 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe 900 000 lekë të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari.
-në kuadër të operacionit “Next” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments