top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MARIKAJ; VORË | ELTON MUÇA (ANDREICA) U ARRESTUA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 hours ago
2 min read

Fshati Marikaj, Vorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Elton Muça (Andreica), me moshë 41 vjeç.


Njoftim | Sekuestrohen armë zjarri (pistoletë), jelek antiplumb, municion luftarak, mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë, automjet dhe celular.


Arrestohet në Marikaj, një 41-vjeçar, i cili duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, transportonte armën e zjarrit, me qëllim trafikimin.


Gjatë arrestimit, 41-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë, efektivët.


Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Përfshirja”, në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasin E. A.(M.), 41 vjeç, banues në Vorë.


41-vjeçari u ndalua teksa drejtonte automjet, në Marikaj, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Ky shtetas ka kundështuar me dhunë, punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.


Nga kontrolli fizik atij iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilët dyshohet se do ta trafikonte, ndërkaq, nga kontrolli në banesë iu gjetën jelek antiplumb dhe mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë.


Punohet për dokumentimin e plotë të përfshirjes së shtetasit E. A.(M.) në veprimtari kriminale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FSHATI GËRDEC; VORË | ARDIAN MUKA U ARRESTUA.

Fshati Gërdec, Vorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Ardian Muka, me moshë 56 vjeç. Njoftim

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page