GJADËR; LEZHË | NJË DELEGACION NGA SUBJEKTI POLITIK I DJATHTË “FRATELLI D'ITALIA” (VËLLEZËRIT E ITALISË) DO TË JETË NESËR NË CPR-në E GJADRIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Nesër, një delegacion nga partia Vëllezërit e Italisë do të udhëtojë për në Shqipëri për të vizituar Qendrën e Paraburgimit të Riatdhesimit (CPR) në Gjadër.
“Funksionimi i qendrave do të verifikohet”.
Kështu tha deputetja e subjektit politik të djathtë “Fratelli d'Italia” (Vëllezërit e Italisë), Sara Kelani (Kelany), drejtuese e Departamentit të Imigracionit.
“Ne duam që, me fakte, të hedhim poshtë narrativën e shtrembëruar dhe shfrytëzuese se këto struktura nuk funksionojnë, ose më keq akoma, janë një humbje.
Ky projekt po funksionon dhe, në të vërtetë, përfaqëson një model për të gjithë Evropën”, tha ajo.
Delegacioni do të përbëhet nga udhëheqësit e Dhomës së Deputetëve dhe Senatit, Galeaxo Binjami (Galeazzo Bignami) dhe Luçio (Lucio) Malan; nënkryetarët e grupeve përkatëse parlamentare, Augusta Montaruli, Raffaele Speranxo (Speranzo) dhe Salvatore Sallemi; kreu i Organizatës, Xhovani Donxeli (Giovanni Donzelli); deputetet Sara Kelani (Kelany), përgjegjëse për imigracionin, dhe Françesko (Francesco) Filini, përgjegjës për programin; por edhe senatori Marko (Marco) Lisei, udhëheqës i grupit në Komitetin e Çështjeve Kushtetuese.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



























Comments