top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI ARRAMERAS; FUSHË-KRUJË | I MITURI ENES ISAKU U KONSTATUA I VDEKUR NË VENDIN E PUNËS; ENDRI STAFUKA DHE AFRIM VATHI U ARRESTUAN.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
60 minutes ago
1 min read
Subjekti tregtar “Weeding Center Vathi”.
Subjekti tregtar “Weeding Center Vathi”.

Fshati Arrameras, Fushë-Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- I mituri Enes Isaku, me moshë 16 vjeç, punëmarrës, kamarier, u konstatua i vdekur.


Pas veprimeve të para proceduriale penale u arrestua:

1- Z. Endri Stafuka, me moshë 26 vjeç, punëmarrës, kamarier, koleg me të ndjerin.

2- Z. Afrim Vathi, me moshë 62 vjeç, pronari i subjektit tregtar “Weeding Center Vathi”.


Njoftim | Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:


-E. S., 26 vjeç, për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”;


-A. V., 62 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.


Arrestimet u kryen pasi dyshohet se më datë 11.10.2026, në fshatin Arrameras, Fushë Krujë, në restorantin në pronësi të shtetasit A. V., shtetasi E. S., kamerier i lokalit, ka shtyrë me duar një 16-vjeçar (i punësuar kamerier në lokal), brenda në ashensor, dhe si pasojë e shkëputjes së ashensorit, 16-vjeçari ka humbur jetën.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,. U tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
FUSHË-KRUJË | ADRIAN GJEBESHI (MERLIKA) U ARRESTUA.

Fushë-Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Adrian Gjebeshi (Merlika), me moshë 40 vjeç. N

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page