top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | UDHËHEQËSJA E BALLIT KOMBËTAR MARIN LË PEN (MARINE LE PEN): VOTA E ISLANDËS TREGON SE NJË EVROPË TJETËR ËSHTË E MUNDUR; NJERËZIT DUHET TË VENDOSIN VETË PËR TË ARDHMEN E TYRE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Duke refuzuar rifillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në një referendum, populli islandez na ka kujtuar diçka të qartë; anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është horizonti natyror i çdo demokracie evropiane.


Ky votim dërgon një mesazh të qartë; njerëzit duhet të jenë në gjendje të vendosin vetë për të ardhmen e tyre, institucionet e tyre dhe aftësinë e tyre për të mbrojtur interesat e tyre kombëtare”.


Kështu tha udhëheqësja e Ballit Kombëtar, Marin Lë Pen (Marine Le Pen), kandidate në zgjedhjet presidenciale franceze pranverën e ardhshme.


Ajo tha se votimi na kujton se një Evropë tjetër është e mundur.


Në një kohë kur disa po shtyjnë për federalizëm më të madh dhe një transferim të sovranitetit te Komisioni Evropian, ky votim na kujton se një Evropë tjetër është e mundur, një Evropë e kombeve të lira dhe sovrane që bashkëpunojnë vullnetarisht për çështje me interes të përbashkët”, - tha ajo më tej.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page