top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË: U ARRESTUA DRITAN REKA | AUTORITETET GREKE E AKUZOJNË PËR TENTATIVËN E VRASJES SË KONSTANTINO FOTOPULOSIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 8, 2024
  • 1 min read

Paris, Greqi | Strukturat e policisë franceze arrestuan z. Dritan Reka.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor nga autoritetet greke të hetimit penal për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

 

Z. Reka akuzohet se më 10 shtator të vitit 2023 u përpoq të vriste me armë zjarri z. Konstantino Fotopulo (Fotopoulo), me moshë 34 vjec, qitës profesionist i Marinës Ushtarake greke.

 

Kumtohet se përpjekja për vrasjen ngjau rreth orës 04.53 të mëngjesit, jashtë një lokali nate, të quajtur “Mylos Club” në Petroupoli të Athinës.

 

Z. Reka shtiu me armë zjarri ndaj tij dhe e plagosi në këmbë. Qysh atëhere u arratis.

 

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page