top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | QEVERIA NISI PROCEDURËN E PEZULLIMIT PËR PLATFORMËN KINEZE ONLINE SHEIN; AKUZOHET SE PËRDORET PËR TREGTIM ARMËSH ZJARRI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Paris, Francë | Qeveria franceze ka nisur një procedurë pezullimi kundër Shein-it, e cila, është një platformë kineze online e shitjes me pakicë që hapi sot dyqanin e saj të parë të veshjeve fizike në dyqanin BHV në Paris.


Me udhëzime nga Kryeministri (Sébastien Lecornu), qeveria po nis një procedurë pezullimi kundër Shein-it për kohën e nevojshme që platforma t'u tregojë autoriteteve publike se ajo përputhet me ligjet dhe rregulloret tona”, deklaroi Ministria Franceze e Ekonomisë dhe Financave, duke shpjeguar se një vlerësim i situatës do të bëhet brenda 48 orëve të ardhshme.


Parlamentarë me bindje të ndryshme politike kanë njoftuar se një projektrezolutë do t'i paraqitet Bashkimit Evropian duke i kërkuar Francës dhe Evropës të marrin një qëndrim më të ashpër ndaj Shein-it.


Deputeti republikan Antoine Vermorel-Marques njoftoi se kishte paraqitur një kallëzim në zyrën e prokurorit të Parisit pasi kishte gjetur armë për shitje në faqen e internetit të grupit kinez Shein.


Shitja e armëve dënohet me pesë vjet burg dhe një gjobë prej 75 mijë eurosh”, shkroi deputeti në rrjetin social visrtual Iks (X).


Ditët e fundit, Shein-i ka qenë në qendër të një sërë polemikash të nxehta në Francë.


Platforma u kritikua ashpër pasi listoi kukulla të fryra me tipare të të miturve në faqen e saj të internetit, vetëm për t'i tërhequr më vonë ato.


Kjo është përkeqësuar nga akuzat e hershme kundër Shein-it në lidhje me praktikat e dyshuara të konkurrencës së padrejtë dhe mosrespektimin e standardeve mjedisore dhe të punës.


Megjithatë, sipas stacionit televiziv “BfmTv”, këtë mëngjes kishte një radhë të gjatë klientësh që prisnin përpara ndërtesës së dyqanit BHV që dyqani Shein të hapej në fillim të pasdites.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page