top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | SOT MBAHET SEANCË GJYQËSORE DËGJIMORE NË LIDHJE ME PRETENDIMET SE ZONJA E PARË E FRANCËS BRIZHIT MAKRON (BRIGITTE MACRON) ËSHTË TRANSGJINORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Paris, Francë | Dhjetë subjekte do të paraqiten sot në gjykatë në Paris për ngacmim online të Zonjës së Parë të Francës, Brizhit Makron (Brigitte Macron), e cila, ka qenë cak i pretendimeve virale se është transgjinore.


Tetë burra dhe dy gra (një mësues, një pronar galerie, një politikan, një shkencëtar kompjuterash dhe një medium, ndër të tjerë) do të paraqiten në gjykatë duke filluar nga ora 13:30 sot dhe nesër.


Seanca dëgjimore lidhet me padinë për shpifje të ngritur nga Presidenti Emanuel Makron dhe bashkëshortja e tij Brixhit Makron (Brigitte Macron) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përhapjen e thashethemeve rreth identitetit seksual të Zonjës së Parë përtej kufijve të Francës.


Sipas Prokurorisë, të tetë të pandehurit akuzohen se kanë bërë disa deklarata të anshme në lidhje me Zonjën e Parë Makron në lidhje me gjininë dhe seksualitetin e saj, duke ia atribuar diferencën e moshës me bashkëshortin e saj pedofilisë.


Padia u ngrit nga Zonja e Parë Makron në datën 27.08.2024 dhe ka çuar në një sërë arrestimesh.


Avokatët e Zonjës së Parë nuk kanë konfirmuar nëse ajo do të jetë e pranishme në gjykatë sot.


Ndër pretendimet që prokuroria i konsideron lajme të rreme është se Zonja e Parë e Francës Brizhit Makron (Brigitte Macron), e cila, kur ishte e pamartuar mbante mbiemrin Trogneux, nuk ka ekzistuar kurrë dhe se vëllai i saj Zhan-Mishel (Jean-Michel) e mori këtë identitet pas tranzicionit të saj.


Ndër të pandehurit e akuzuar për përhapjen e këtij informacioni të rremë për vite me radhë është mediumja, gazetarja dhe sinjalizuesja 51-vjeçare “Delphine J.”, e njohur me pseudonimin Amandine Roy.


E dënuar për shpifje në shkallën e parë në shtator 2024 nga gjykata franceze, së bashku me znj. Natacha Rey, për të paguar disa mijëra euro dëmshpërblim dhe interesa për Brigitte Macron dhe 5000 euro vëllait të saj Zhan Mishel (Jean-Michel) Trogneux, mediumja u lirua nga detyrimet nga Gjykata e Apelit më 10 korrik.


Zonja e Parë Makron dhe vëllai i saj më pas apeluan në Gjykatën Supreme të Kasacionit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page