top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: DO TË MARR LICENCA FRANCEZE PËR TË PRODHUAR ARMË TË RËNDA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 33 minutes ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Rezultati i bisedimeve të mia me Emmanuel Makronin është një marrëveshje e rëndësishme midis Ukrainës dhe Francës.


Ukraina do të marrë licenca për të prodhuar armë shumë të fuqishme - raketa Scalp, bomba Aasm dhe raketa Aster 30 në bashkëpunim me Italinë.


Franca do të bashkëpunojë gjithashtu me ne dhe partnerë të tjerë në programin e raketave antibalistike Freyja.


Ukraina do të jetë e para që do të marrë sistemet e reja të përmirësuara franko-italiane Samp/t NG”.


Kështu njoftoi presidenti Volodimir Zelenski në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).


Përveç kësaj, Ukraina do të blejë 16 avionët e parë luftarakë Rafale për forcën tonë ajrore luftarake, së bashku me paketën përkatëse të armatimit”, - tha presidenti Zelenski.


Franca do të furnizojë gjithashtu dy bateri Samp/T për të forcuar mbrojtjen tonë që këtë vit.


Franca dhe Italia gjithashtu do të përshpejtojnë dërgesat e raketave Aster 30 deri në tetor të këtij viti. Trajnimi i pilotëve dhe personelit tonë të mirëmbajtjes në Francë pritet të fillojë që këtë vit. Më pas, katër avionët e parë Rafale do t'u dorëzohen Forcave të Armatosura të Ukrainës.


Ne po forcojmë sistematikisht aftësitë luftarake të Ukrainës”, - tha presidenti Zelenski.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page