FRANCË | MINISTRI I PUNËS ZHAN-PIER FARANDU (JEAN-PIERRE FARANDOU): JAM DAKORD QË BURRAT TË VIJNË NË PUNË ME PANTALLONA TË SHKURTRA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 24
- 1 min read
Paris, Francë | “Nëse janë një palë pantallona të shkurtra Bermuda të bukura, të punuara mirë, unë i miratoj”.
Kështu tha ministri i Punës Zhan-Pier Farandu (Jean-Pierre Farandou), duke shprehur mbështetjen e tij për burrat që veshin pantallona të shkurtra në zyrë.
I intervistuar nga enti mediatik (radio) “RTL”, ministri Farandu (Farandou) siguroi se si ministër do të vazhdojë të veshë xhaketë dhe kravatë, pavarësisht temperaturave 30 gradë që po e mbytin Parisin.
“Por unë nuk kam një punë fizike, kështu që nuk jam një shembull i mirë”, tha ai, duke shtuar se nëse do të isha sipërmarrës, do të lejoja pantallona të shkurtra në zyrë.
“Nëse janë pantallona të shkurtra Bermuda të bukura, të punuara mirë, me një bluzë të bukur dhe këpucë të njëjta, mendoj se është absolutisht e mundur”, tha ai, duke bërë thirrje për logjikë të shëndoshë në mënyrën se si duhet të vishet dikush në punë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments