MBRETËRIA E BELGJIKËS | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: NUK I MBËSHTES QENDRAT E RIATDHESIMIT; ATO NUK PËRFAQËSOJNË EVROPËN TONË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Franca nuk e mbështet politikën e qendrave të riatdhesimit në vendet e treta”.
Kështu tha presidenti Emanuel Makron në një konferencë për shtyp pas samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke shtuar se ai do të kundërshtonte përdorimin e buxhetit evropian për t'i ndërtuar ato.
“Nuk kam parë kurrë një qendër riatdhesimi në një vend të tretë të funksionojë në të vërtetë.
Vitet e fundit, kam dëgjuar shumë njerëz të flasin për këtë mundësi ose marrëveshje për këtë qëllim, dhe ju ftoj të reflektoni mbi rëndësinë e saj.
Nuk jam i sigurt nëse ato përfaqësojnë Evropën tonë”, tha presidenti Makron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments