top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRI I JASHTËM FRANCEZ ZHAN (JEAN)-NOËL BARROT FOLI NË TELEFON ME HOMOLOGUN E TIJ IRANIAN ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 5
  • 1 min read

Paris, Francë | Ministri i Jashtëm francez Zhan (Jean)-Noël Barrot foli dje në telefon me homologun e tij iranian Abbas Aragçi (Araghchi), në ditën e pestë të konfliktit që po shkatërron Lindjen e Mesme, njoftoi sot ministria franceze.


Ministri dënoi sulmet iraniane, riafirmoi angazhimin e Francës për stabilitetin në Lindjen e Mesme, për uljen e tensioneve dhe për rifillimin e një dialogu diplomatik të përkushtuar, në përputhje me ligjin ndërkombëtar që rregullon përdorimin e forcës”, deklaroi Quai d'Orsay (skelë e shquar 1.27 km në bregun e majtë të Senës në arondismentin e 7-të të Parisit; kryesisht njihet si vendndodhja e Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme)


Ministri Barrot shprehu gjithashtu shqetësimin e vazhdueshëm të Francës për fatin e qytetarëve të ndaluar në Iran dhe bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm dhe pa kushte.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page