FRANCË | KRYEMINISTRI SEBASTIEN LËKRNY (SÉBASTIEN LECORNU): PO DËGJOJMË; VENDIMET DO TË MERREN NË FUND TË TETORIT.

Paris, Francë | Kryeministri Sebastien Lëkrny (Sébastien Lecornu) po merr drejtimin në përpjekjet për të qetësuar zemërimin midis nxënësve të rinj të shkollave të mesme që është përhapur në të gjithë vendin.
“Fjalët e nxënësve janë të çmuara, tani ato duhet të dëgjohen”.
Kështu shkroi kryeministri Lëkrny (Lecornu) në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke deklaruar se zemërimi i të rinjve nuk vjen nga askund dhe se askush nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj ankthit të nxënësve.
“Vendimet e para të qeverisë do të paraqiten në fund të tetorit por se hapësirat për dialog të nisura në shkolla do të vazhdojnë duke filluar nga nesër në çdo shkollë të mesme, deri javën tjetër”, - tha më tej kryeministri Lëkrny (Lecornu).
Pavarësisht këtyre hapjeve dhe përpjekjeve të dukshme për dialog nga të dyja palët, nesër akti i katërt i mobilizimit do të zhvillohet në sheshet e qyteteve franceze; në Paris, pika e takimit është në Bastijë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments