FRANCË: GISEL PELIKOT (GISÈLE PELICOT) DO TË NDEROHET ME LEGJIONIN E NDERIT | AJO U PËRDHUNUA NË GJENDJE NËNSHTRIMI KIMIK PËR 10 VJET RRESHT NGA BURRA TË FTUAR NGA BASHKËSHORTI I SAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 14
- 1 min read

Paris, Francë | Znj. Gisel Pelikot (Gisèle Pelicot), gruaja që u përdhunua në gjendje nënshtrimi kimik për 10 vjet nga burra të ftuar nga bashkëshorti i saj, është ndër personalitetet që do të marrin Legjionin e Nderit, nderin më të lartë të Francës, në Pallatin Elize, më 14 korrik, në Ditën Kombëtare.
Së bashku me të, e cila, është bërë një nga simbolet më të njohura universalisht të luftërave feministe, personalitete të tilla si historiania Mona Ozouf dhe muzikanti Farrell Uilliams (Pharrell Williams) do të marrin njohjen e lartë.
“Në total, Legjioni i Nderit, i krijuar në vitin 1802 nga Napoleon Bonaparti, do t'u jepet 589 personave që i janë përkushtuar interesit të përgjithshëm”, sipas Journal Officiel.
Oficerët e dekoruar ndahen në:
1- 497 Kalorës.
2- 68 Oficerë.
3- 18 Komandant.
4- 4 Oficerë të Mëdhenj.
5- 2 Kryqe të Mëdha.
Ky i fundit, nderi më i lartë, iu dha historianes Mona Azuf (Azouf), një specialiste e Revolucionit Francez, Shkollës së Republikës dhe sekularizmit, si dhe z. Pier (Pierre) Mazeaud, ish-President i Këshillit Kushtetues dhe me përvojë në alpinizëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments