REVISTA “TIME”: GISEL PELIKOT (GISÈLE PELICOT) NË MESIN E GRAVE TË VITIT | AJO VEPROI NË MËNYRË TË JASHTËZAKONSHME PËRBALLË TRAGJEDISË VETJAKE DUKE DENONCUAR BASHKËSHORTIN E SAJ ABUZUES SEKSUAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 22
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Znj. Gizel Pelikot (Gisèle Pelicot) është një grua e zakonshme që veproi në mënyrë të jashtëzakonshme përballë tragjedisë vetjake.
Kjo është arsyeja që ka dhënë revista amerikane “Time” për zgjedhjen e saj për të përfshirë francezen 72-vjeçare në listën e personaliteteve të njohura si “Gruaja e Vitit 2025”.
“Vendimi i znj. Gisel Pelikot (Gisèle Pelicot) për të refuzuar një gjyq me dyer të mbyllura për përdhunuesin e saj prej vitesh dhe për të hequr dorë nga e drejta e saj për anonimitet e ka bërë atë një heroinë globale”, shkruan revista
Znj. Pelikot (Pelicot) ndan nderin me 12 gra të tjera, duke përfshirë aktoren Nicole Kidman, gjimnasten Jordan Chiles dhe basketbollisten A'ja Wilson.
Historitë e tyre do të publikohen në numrin e 10 marsit të revistës “Time”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments