FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: NORVEGJIA KA VENDOSUR T’I BASHKOHET MBROJTJES SË PËRPARUAR BËRTHAMORE TË FRANCËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Paris, Francë | “Norvegjia ka vendosur t'i bashkohet parandalimit të avancuar bërthamor të propozuar nga Franca për aleatët e saj evropianë”.
Kështu tha Presidenti Emanuel Makron gjatë një takimi në Paris me kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Store.
“Franca po hap tani një dialog me aleatët e saj të ngushtë se si armët e saj bërthamore mund të kontribuojnë në sigurinë evropiane dhe parandalimin e kërcënimeve ushtarake”, tha Kryeministri Store në Pallatin Elize, së bashku me Presidentin Makron, duke konfirmuar se Oslo dëshiron të shoqërohet me partnerë të tillë si Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe vendet nordike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments