FRANCA PO SHQYRTON MUNDËSINË E OFRIMIT TË NDIHMËS MJEKËSORE PËR RRETH 11 MIJË PACIENTË ME KANCER NË GAZË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Paris, Francë | Franca po shqyrton mundësinë e ofrimit të trajtimit të kancerit për pacientët në Gazë; në degën egjiptiane të Spitalit “Gustave Roussy”; ndërsa një numër i madh njerëzish, rreth 11 mijë, shpresojnë të marrin trajtim në Rrip.
Ministri egjiptian i Shëndetësisë Khaled Abdel-Ghaffar u takua me ambasadorin francez në Egjipt, Erik Shevalier (Eric Chevallier), për të diskutuar ofrimin e mbështetjes mjekësore dhe humanitare për pacientët me kancer nga Rripi i Gazës, veçanërisht fëmijët, duke ndarë shtretër në degën egjiptiane të spitalit “Gustave Roussy” për pacientët nga Gaza gjatë një faze fillestare gjashtëmujore.
Propozimi përfshin gjithashtu mundësinë e referimit të rasteve që kërkojnë ndërhyrje të avancuar mjekësore në selinë e institutit në Francë.
Ministria egjiptiane do të zgjedhë rastet më urgjente të kancerit në Gazë për trajtim, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane, sektorin e mjekësisë terapeutike të Ministrisë dhe Drejtorinë e Shëndetit të Sinait Verior.
Egjipti ka pranuar mijëra palestinezë të plagosur dhe me sëmundje kronike në spitalet e tij që nga fillimi i luftës.
Sipas organizatave shëndetësore palestineze, afërsisht 11 mijë pacientë aktualisht nuk kanë qasje në kujdes të specializuar për kancerin ose në diagnostikim brenda Gazës.
Përafërsisht 4 mijë pacientë, të cilët, janë referuar në spitale jashtë Rripit të Gazës, kanë pritur për më shumë se dy vjet për të udhëtuar.
Instituti “Gustave Roussy” është një qendër kërkimore dhe trajtimi për kancerin me famë botërore e vendosur në Villejuif, Francë, e renditur si qendra më e mirë e kancerit në Evropë dhe ndër 5-10 më të mirat në nivel botëror.
Ai është i specializuar në mjekësi të personalizuar, imunoterapi dhe trajtime komplekse për të rritur dhe fëmijë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments