FRANCA I KËRKON “TWITTER”-it TË ZBATOJË RREGULLAT | NË TË KUNDËRT DO TA PEZULLOJË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 30, 2023
- 1 min read

Paris, Francë | Ministri i Digjitalizimit dhe i Telekomunikacionit i Republikës së Francës, Zhan-Noel Barrot (Jean-Noel Barrot) deklaroi se “Twitter” do të ndalohet në vendin e tij, nëse nuk respekton rregullat. Ai lëshoi një deklaratë në lidhje me shmangien e “Twitter” nga rregullat jo të detyrueshme të praktikës së përgatitur nga Bashkimi Evropian, me qëllim luftimin e dezinformimit nëpërmjet lajmeve të rreme. Ai tha se “Twitter”-i do të ndalohet në vend, nëse vazhdon të shkelë rregullat.
“Twitter”-i luan rol të rëndësishëm në debatin publik, por ne nuk rrezikojmë që një rrjet social si ai të lejojë mbështetësit e dezinformimit të ndikojnë tek ne, “duke marrë peng diskutimet publike dhe demokracinë tonë”, tha z. Barrot.

___.png)

























Comments