BORKA DI KADORE (BORCA DI CADORE); FRANCË | RRËSHQITJE DHEU PËR SHKAK TË 50 MILIMETRAVE SHI BRENDA 30 MINUTAVE: NJERËZIT U BLLOKUAN NË SHTËPITË E TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 16
- 1 min read

Borka di Kadore (Borca di Cadore), Francë | Disa njerëz mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre nga dherat e rrëshqitura që goditën fshatin Belluno këtë mbrëmje.
Kjo u raportua nga këshilltari rajonal për Mbrojtjen Civile, Gianpaolo Bottacin.
Numri i banorëve të përfshirë është aktualisht i panjohur.
Zjarrfikësit po punojnë për t'i liruar ata dhe për t'i sjellë në vende të sigurta.
Dherat u shkëputën nga shpatet e Antelao-s dhe pushtuan rrugën shtetërore 51, arterien kryesore për në Kortinë (Cortina), e cila, aktualisht është e mbyllur.
Rrëshqitja e tokës ndodhi pas një stuhie të dhunshme që solli 50 milimetra shi në zonë brenda gjysmë ore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments