KOMITETI I ÇMIMIT NOBEL: AGJENTËT E REGJIMIT TË TEHERANIT KËRCËNUAN ME VDEKJE FITUESEN E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQEN NË VITIN 2023 NARGES MOHAMMADI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 11
- 1 min read

Teheran, Iran | Aktivistja iraniane e të drejtave të njeriut, Narges Mohammadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2023, ka marrë kërcënime me vdekje nga Teherani.
“Jorgen Watne Frydnes, kryetari i Komitetit të Nobelit, mori një telefonatë urgjente nga Mohammadi”, tha Komiteti i Nobelit.
“Mesazhi i qartë, me fjalët e saj, është se ajo është kërcënuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi me eliminim fizik nga agjentë të regjimit nëse nuk ndalon së mbështeturi demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, njoftoi Komiteti që i dha çmimin veprimtares, e cila, është burgosur disa herë për shkak të nismave të saj.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments