top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | FITUESJA E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQEN NARGES MOHAMMADI U DËRGUA DY HERË NË SPITAL PËR SHKAK TË DHUNËS FIZIKE NGA FORCAT E SIGURISË TË CILAT E AKUZUAN SI TË LIDHUR ME IZRAELIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read
ree

Teheran, Iran | Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi, u dërgua dy herë në urgjencë pasi u rrah nga forcat e sigurisë, të cilat, e arrestuan më 12 dhjetor të vitit 2025 në qytetin verilindor të Mashhadit, gjatë një përkujtimi për avokatin Khosrou (Khosrow) Alikordi.


Familja e pohon këtë, siç raportohet nga Fondacioni Narges në rrjetin social virtual Iks (X).


Fondacioni tha se znj. Mohammadi i telefonoi familjes së saj të dielën në mbrëmje.


Fondacioni Narges tha se intensiteti i goditjeve ishte aq i fortë dhe i dhunshëm saqë ajo duhej të dërgohej dy herë në urgjencë.


Gjendja e saj fizike në kohën e telefonatës nuk ishte e mirë”, tha fondacioni në rrjetin social virtual Iks (X).


Fondacioni Narges, i drejtuar nga familja e saj, tha se në një telefonatë mbrëmë, znj. Mohammadi tha se ishte akuzuar për bashkëpunim me Izraelin dhe kishte marrë kërcënime me vdekje nga forcat e sigurisë, duke e shtyrë atë t'i kërkonte ekipit të saj ligjor të paraqiste një ankesë zyrtare kundër agjencisë së sigurisë që e arrestoi dhe mënyrës së dhunshme me të cilën u krye arrestimi.


Një grup aktivistësh iranianë, përfshirë regjisorin Jafar Panahi, po bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të laureates së Çmimit Nobel Narges Mohammadi dhe afërsisht 40 personave të tjerë të arrestuar të premten e kaluar në Marshad të Iranit, gjatë një përkujtimi për një avokat iranian, i cili, vdiq në moshën 45 vjeç në kushte të paqarta.


Ajo që ndodhi - deklaruan aktivistët në një letër të botuar nga Fondacioni Mohammadi - ishte një demonstrim i shkurtër i situatës shqetësuese të lirisë dhe sigurisë, si dhe i joefikasitetit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë iraniane sot”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page