top of page
E BARDHË SHIRIT.png

IRAN | FITUESJA E ÇMIMIT NOBEL PËR PAQEN NARGES MOHAMMADI U ARRESTUA SË BASHKU ME VEPRIMTARË TË TJERË NË NJË TUBIM PËRKUJTIMOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 2 min read
ree

Teheran, Iran | Fituesja iraniane e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi, dhe disa veprimtarë të tjerë u arrestuan gjatë një ceremonie përkujtimore në qytetin verilindor të Mashhadit”.


Kjo u raportua nga grupet iraniane të të drejtave të njeriut, të cituar nga enti mediatik “Iran International”.


Veprimtarja Mohammadi, e cila, po vuan një dënim të përgjithshëm me burg prej 13 vitesh e nëntë muajsh për akuza për sigurinë kombëtare, është në pushim mjekësor nga burgu Evin në Teheran.


Fondacioni Narges Mohammadi, deklaroi se veprimtarja Mohammadi u arrestua sot ndërsa merrte pjesë në ceremoninë e shtatë ditëve të zisë për Khosrou Alikordi, një avokat i shquar i të drejtave të njeriut, vdekja e të cilit kohët e fundit shkaktoi zemërim publik.


Fondacioni deklaroi se arrestimi u krye gjatë ngjarjes nga oficerë të sigurisë dhe policisë.


Fondacioni shtoi se aktivistët Sepideh Gholian, Hasti Amiri, Pouran Nazemi, Alieh Motalebzadeh dhe disa të tjerë u arrestuan gjithashtu gjatë ceremonisë”, raportoi  enti mediatik “Iran International”.


Veprimtarja Mohammadi, një nga mbrojtëset më të shquara të të drejtave të njeriut në Iran, ka deklaruar vazhdimisht se përballet me kërcënime serioze nga agjencitë iraniane të sigurisë.


Në muajin gusht, ajo i tha entit mediatik gjermane “Der Spiegel” se agjentët e inteligjencës kishin bërë kërcënime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta me vdekje kundër saj.

 

Kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobelit deklaroi në atë kohë se veprimtarja Mohammadi kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik, duke përmendur atë që ajo e përshkroi si kërcënime për eliminim fizik nga agjentët shtetërorë.


Veprimtarja Mohammadi akuzoi autoritetet iraniane për intensifikimin e presionit mbi shoqërinë civile pas armëpushimit të qershorit me Izraelin, duke thënë se represioni ndaj aktivistëve, gazetarëve dhe kritikëve ishte intensifikuar.


Grupet e të drejtave të njeriut thonë se Irani mbetet një nga mjediset më kufizuese në botë për lirinë e shprehjes, me aktivistë që shpesh ndalohen, gjykohen dhe burgosen.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page