top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FMN-ja SHQETËSOHET PËR RRITJEN E PABARAZIVE NGA INTELIGJENCA ARTIFICIALE (AI) | BËN THIRRJE PËR RRITJEN E TAKSËS MBI KAPITALIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 17, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Fondi Monetar Ndërkombëtar shpreh shqetësimet e thella për rritjen e pabarazisë për shkak të inteligjencës artificiale (AI).

 

Në një dokument, FMN-ja u kërkon qeverive të ndërhyjnë dhe të mbrojnë ekonomitë e tyre, veçanërisht në frontin e punësimit, duke pasur parasysh se AI, ndryshe nga teknologjitë e tjera, mund të shkaktojë humbjen e vendeve të punës edhe me kualifikime të larta.

 

Ndërsa beson se inteligjenca artificiale gjeneruese mund të nxisë prodhimin dhe t'i bëjë shërbimet publike të bëjnë hapa përpara, Fondi paralajmëron për shqetësimet e thella për shkatërrimin e mundshëm masiv në tregun e punës dhe rritjen e pabarazive.

 

FMN këshillon kundër vendosjes së taksave të veçanta për AI, siç kanë sugjeruar disa për të mbuluar efektet negative të AI.

 

Sipas Fondit kundër pabarazive preferohet rritja e taksave mbi fitimet kapitale.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page