FLORIDË | SHËRBIMI SEKRET VRAU NJË SUBJEKT QË HYRI NË REZIDENCËN DIMËRORE TË PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Mar-a-Lago, Floridë, Amerikë | “Shërbimi Sekret qëlloi dhe vrau një subjekt të armatosur që hyri në Mar-a-Lago pa autorizim”.
Kështu raportoi enti mediatik amerikan “Fox”.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) është në Shtëpinë e Bardhë.
Incidenti ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit.
Subjekti (mashkull), rreth të 20-ave, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, u përpoq të hynte në ambientet e Mar-a-Lago-s, rezidencës dimërore të Shtëpisë së Bardhë.
“Ai mbante atë që dukej si një pushkë dhe një bidon me karburant”, raportoi Shërbimi Sekret - duke shpjeguar se disa nga agjentët e tij u përballën me individin dhe qëlluan gjatë përleshjes.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments