top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) RRITI TARIFAT GLOBALE NGA 10% NË 15% (HYJNË NË FUQI MENJËHERË).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 24 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) rriti tarifat globale nga 10% në 15%, të cilat, hynë në fuqi menjëherë.


Kështu njoftoi Presidenti Tramp (Trump) në platformën e tij sociale “Truth”.


Unë, si president, do të rris menjëherë tarifat globale nga 10% për vendet, shumë prej të cilave i kanë mashtruar Shtetet e Bashkuara për dekada të tëra, pa hakmarrje (derisa unë erdha këtu!), në nivelin plotësisht të lejueshëm dhe të testuar ligjërisht prej 15%”, tha Presidenti Tramp (Trump), duke iu referuar Seksionit 212 të Aktit të Tregtisë të vitit 1974, i cili, lejon tarifa globale deri në 15%, por për një periudhë prej vetëm 150 ditësh.


Gjatë disa muajve të ardhshëm, administrata Tramp (Trump) do të përcaktojë dhe lëshojë tarifat e reja ligjërisht të lejueshme, të cilat do të vazhdojnë procesin tonë jashtëzakonisht të suksesshëm për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, shtoi Presidenti Tramp (Trump), duke iu rikthyer kritikave të tij ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, të cilin, e quajti qesharak, të shkruar keq dhe jashtëzakonisht jo-amerikan.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page