top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FITORJA PIRRIKE E RISHI SUNAKUT PËR ÇËSHTJEN E DËRGIMIT TË EMIGRANTËVE RUANDË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 19, 2024
  • 3 min read
ree

Nga gazeta Ekonomisti (The Economist).

Londër, Mbretëri e Bashkuar | Përkufizimi i fjalës “pirrike” sapo fitoi një shembull të ri.

Më 17 janar 2024 Rishi Sunak siguroi një fitore të rehatshme, kur deputetët votuan në favor të leximit të tretë të Projektligjit për Sigurinë e Ruandës, një pjesë e legjislacionit të krijuar për të zhbllokuar një skemë qeveritare totemike, për të dëbuar azilkërkuesit në Kigali.

Për javë të tëra, kritikët e brendshëm të z. Sunak kishin tundur shpatat e tyre, dhe kishin lëshuar thirrje rrëqethëse lufte.

Në fund, rebelët konservatorë u shpërndanë: projektligji fshiu Dhomën e Komunave me vetëm 11 deputetë konservatorë që votuan kundër tij.

Kryeministri mund të pretendojë fitoren. Por ka qenë një javë e kushtueshme për autoritetin e tij.

Skema e Ruandës vazhdon, por besueshmëria e saj është shkatërruar nga anëtarët e Parlamentit që kishte për qëllim të kënaqte.

Ideja është që regjimi i Ruandës të marrë përgjegjësinë për njerëzit që kërkojnë azil në Britani, me një kosto deri më tani prej 240 milion £ (304 milion dollarësh).

Perspektiva e dëbimit është një pengesë thelbësore, thotë z. Sunak, ndaj përpjekjeve të paligjshme për të kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla.

Disa deputetë konservatorë gjithashtu pretendojnë se kjo është rruga e vetme për të shmangur humbjen elektorale.

Projektligji synon të anashkalojë kundërshtimet gjyqësore dhe ligjore ndaj skemës, duke e shpallur Ruandën një “vend të sigurt” në ligj, dhe duke mos zbatuar elemente të legjislacionit për të drejtat e njeriut.

Por, ligji i ri është i poshtër, sipas 60 deputetëve të vetë z. Sunak.

Ata argumentojnë se perspektiva e nisjes së avionëve për në Ruandë do të pengohet ose nga ankesat e migrantëve individualë, ose nga urdhrat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR).

Më 16 janar 2024, këta deputetë mbështetën një amendament që synonte të forconte projektligjin, duke moszbatuar plotësisht ligjin ndërkombëtar, dhe vendas, për të drejtat e njeriut.

Ky amendament, dhe të tjerë si ai dështuan. Por një politikë që anëtarët e partisë së tij e quajnë ligjërisht dhe operacionalisht të metë, dhe “thjesht jo adekuate” është ajo që z. Sunak duhet ta mbrojë tani në Dhomën e Lordëve, dhe ta vërshëllojë në zgjedhje.

“Ai kishte humbur një pjesë të madhe të forcave me të cilat erdhi, dhe të gjithë miqtë dhe gjeneralët e tij, përveç disave”, shkroi Plutarku për Pirron e Epirit, një mbret ilir, që mundi romakët, por shkatërroi ushtrinë e tij gjatë procesit.

Z. Sunak gjithashtu ka humbur shumë pak miq si rezultat i kësaj politike.

Para Krishtlindjeve, z. Rabërt Xhenrik (Robert Jenrick), dikur një aleat i ngushtë i kryeministrit, dha dorëheqjen si ministër i imigracionit, dhe u rishpik si një linjë e ashpër në Ruandë.

Më 17 janar, z. Li Endërsoun (Lee Anderson), një minator i kthyer në deputet, me një talent për të fshehur ambiciet, nën një personazh të konfeksionuar, dha gjithashtu dorëheqjen.

Z. Sunak e kishte pëlqyer ligjërimin e z. Endërsoun (Anderson) - i cili tha se nëse nuk u pëlqejnë maunet në të cilat janë vendosur disa azilkërkues, atëherë ata duhet të kthehen në Francë - aq shumë sa e bëri atë zëvendëskryetar të Partia Konservatore.

Z. Endërsoun (Anderson) nuk mendoi mjaftueshëm për këtë pozicion, për të dashur të mbronte projektligjin.

Mosmarrëveshjet mbi projektligjin kanë nxjerrë në pah dobësinë elektorale të z. Sunak.

Rreth 72% e britanikëve dhe 76% e mbështetësve të Brexit, mendojnë se premtimi i kryeministrit për të ndaluar varkat me emigrantë ka shkuar keq, sipas anketuesit Savanta.

Në vend që t'i frikësohet politikës, Partia Laburiste e opozitës e trajton atë si batutë. Përçarjet ideologjike të konservatorëve janë vlerësuar pak më gjerë.

Gjatë debateve të kësaj jave, deputetët e vijës së ashpër kundërshtuan largimin nga ECHR, kufiri tjetër për pjesën më të madhe të të djathtës konservatore; Qendrat konservatore u ankuan për shpërfilljen e partisë ndaj ligjit ndërkombëtar.

Disiplina po prishet edhe në mënyra të tjera. Një analizë e YouGov e porositur nga një grup që e quan veten Aleanca Konservatore e Britanisë dhe e publikuar më 14 janar 2024, tregoi se konservatorët janë në rrugën e duhur për një humbje dërrmuese në zgjedhjet e ardhshme.

Z. Isak (Isaac) Levido, shefi i fushatës së Torëve (Tories), akuzoi armiqtë e z. Sunak për minimin e qëllimshëm të qeverisë, dhe shanset e saj elektorale për karrierën e tyre.

Ironia është se asnjë nga këto nuk ishte e nevojshme. Z. Sunak kishte rezerva në lidhje me planin e Ruandës si kancelar, por më pas e miratoi atë në garën për të pasuar z. Boris Xhounsoun (Johnson) si udhëheqësin e konservatorëve në vitin 2022.

Nëse do të mund të kishim përsëri kohën tonë, do të dëshiroja që të mos e kishim kurrë veten në këtë pozicion, tha z. Mark Garnier, një mbështetës i konservatorëve.

Nëse z. Sunak shënon më shumë fitore si këto, ai do të shkatërrohet politikisht.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page