top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FILLUAN PUNIMET PËR NDËRTIMIN E “DURRËS MARINA”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 21, 2023
  • 1 min read

Durrës, Shqipëri | Në Portin e “Durrës Marina”, nisën punimet e ndërtimit. Në pjesën lindore të portit kanë nisur punimet për ndërtimin e dy godinave të para, për të cilat është dhënë leja e ndërtimit, në fillim të muajit të kaluar. Aty ku do të ndërtohen dy hotelet e para 8 katëshe, po kryen punimet për rrethimin e kantierit, dhe hapjen e gropes së bazamentit. Leja e Ndërtimit dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit: për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë. Leja e Ndërtimit dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit: për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 1, 6, 7 dhe 8 kate mbitokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, Zona 02, Zona e menaxhimi A02 dhe A04, me vendndodhje në “Marina & Jahtet e Durrësit”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” SH.A. Në Portin Durrës Marina parashikohen të ndërtohen një sërë objektesh luksi, ndërsa në sipërfaqen ujore parashikohet ndërtimi i kalatave për strehimin e jahteve të përmasave të ndryshme. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page