FIER: U ARRESTUAN SHEZAI YZEIRI; ANXHELA XHEMALI; PLEÇE BYZYKA | U PROCEDUA PENALISHT TEREZA PLAKA: TREGTONIN BARNA TË KONTRABANDUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Shezai Yzeiri, me moshë 65 vjeç.
2- Znj. Anxhela Xhemali, me moshë 59 vjeçe.
3- Z. Pleçe Byzyka, me moshë 36 vjeç.
Proceduan penalisht në gjendje të lirë:
1- Znj. Tereza Plaka, me moshë 53 vjeçe.
Ata janë administratorë farmacish.
Akuzohen se tregtonin barna të kontrabanduara.

Njoftim | Arrestohen 4 administratorë farmacie dhe procedohet 1 tjetër, pasi tregtonin në farmacitë e tyre, ilaçe të kontrabanduara.
Në subjektet dhe në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara, me vlerë rreth 800 000 lekë.
Si rezultat i hetimeve proaktive, të ndjekura për disa muaj, në kuadër të operacionit “Medicine”, me objektiv goditjen e kontrabandës së mallrave, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe.
Nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin këta shtetas, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 800 000 lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments