top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VADHIZË; FIER | U ARRESTUA ISA GASHI DHE RAMIS MALAJ: KISHIN NGRITUR SHTËPI BARI (HASHASHI).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read

Fshati Vadhizë, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Isa Gashi.

2- Z. Ramis Malaj.


Njoftim | Policia zbulon brenda një banese një ambient të përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.


Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Led”.


Gjatë operacionit sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje të ndryshme elektrike të përdorura për kultivim.


Arrestohen pronari i banesës që e kishte përshtatur atë për kultivim të bimëve narkotike dhe punonjësi i OSHEE-së për shpërdorim detyre.


Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet policore dhe veprimeve gjurmuese të shpejta, finalizuan operacionin policor të koduar “Led”.


Në kuadër të këtij operacioni u identifikua një banesë, në fshatin Vadhizë, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet llambave.


Në këtë banesë është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.


Gjatë operacionit u arrestua autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi I. G., 63 vjeç, banues në Vadhizë, i cili kultivonte bimët në ambientet e banesës së tij.


Në vijim të veprimeve hetimore, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi R. M., 61 vjeç, banues në Patos, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.


Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 41 bimë narkotike Cannabis Sativa, 57 fidanë Cannabisi, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 784 fara kanabisi, 5 panele elektrike, 8 llamba për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra, 3 ventilatorë freskues, 2 aspirator dhe 18 pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

תגובות

דירוג של 0 מתוך 5 כוכבים
אין עדיין דירוגים

הוספת דירוג
bottom of page