top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FIER-LUSHNJE | U ARRESTUAN FAIK BUZI; GËZIM HYSI; NOVRUZ DENEKU; ZJARRVËNIE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 15
  • 2 min read
ree

Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Faik Buzi, me moshë 68 vjeç.

 

Lushnje, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gëzim Hysi, me moshë 61 vjeç.

2- Z. Novruz Deneku, me moshë 62 vjeç.


Njoftim | Fier-Lushnjë/Identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas, për zjarrvënie të qëllimshme.


-Fier/Kapet në flagrancë, duke ndezur zjarr tek argjinatura e lumit Gjanica, arrestohet 68-vjeçari me precedent për zjarrvënie dhe për dhunë në familje.


Si pasojë e flakëve, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.


-Lushnjë/Në pranga autorët e zjarrvënieve te ish fusha e mbetjeve urbane dhe në fshatin Delisufaj.


Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa në këto zona.


Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale për përcaktimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasit:


- F. B., 68 vjeç, banues në lagjen “Bishanak”, Fier, i cili u kap në flagrancë, duke ndezur zjarr përbri argjinaturës së lumit Gjanica.


Gjithashtu, dyshohet se ka shkaktuar 3 vatra të tjera zjarri në lagjen ku banonte. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër.


- G. H., 61 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në tokën e tij, në lagjen "18 tetori", për djegien e mbeturinave. Flakët, të cilat janë përhapur deri te ish fusha e mbetjeve urbane, kanë rrezikuar banesa në këtë zonë;


- N. D., 62 vjeç, banues në fshatin Delisufaj, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, në afërsi të banesës së tij, për djegien e mbeturinave.


Flakët janë përhapur në një territor të konsiderueshëm të fshatit dhe kanë rrezikuar banesa.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.


Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page