QAFA E KOSHOVICËS; FIER | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; NJË AUTOMJET TIP “MERCEDEZ-BENZ” DOLI NGA RRUGA DHE U PËRMBYS; KATËR VETA MBETËN TË LËNDUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 8
- 1 min read

Qafa e Koshovicës, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Një aksident automobilistik ngjau sonte te “Qafa e Koshovicës”; një automjet tip “Mercedez-Benz” doli nga rruga dhe u përmbys.
Si pasojë, katër veta mbetën të lënduar.
Njoftim | Rreth orës 20:00, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës", shtetasi E. S., 44 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerët, si dhe vet drejtuesi i automjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments