FIER | FOGERT ÇUKO U ARRESTUA; VRASJE E MBETUR NË PËRPJEKJE (TENTATIVË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Fogert Çuko, me moshë 29 vjeç.
Njoftim | DVP Fier.
Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi.
I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe.
Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.
Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale "Vrasje me dashje", mbetur në tentativë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments