PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DUAM TË FLASIM ME IRANIN POR NUK KA ME KË TË FLASIM; UDHËHEQËSIT E IRANIT KANË IKUR; ASKUSH NUK DËSHIRON TË JETË UDHËHEQËS I IRANIT!
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Udhëheqësit e Iranit kanë ikur, udhëheqësit e ardhshëm kanë ikur dhe askush nuk dëshiron të jetë më udhëheqësi i Iranit”.
Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) - duke iu referuar vrasjes së zyrtarëve të lartë të regjimit iranian.
“Ne duam të flasim me Teheranin, por nuk ka me kë të flasim. Nuk kemi askënd. Dhe e dini çfarë? Na pëlqen kështu”, tha Presidenti Tramp (Trump) - duke përsëritur se Irani dëshiron të marrë kontrollin e Lindjes së Mesme.
“Gjatë disa javëve të fundit, bota ka dëshmuar forcën dhe fuqinë e vërtetë të marinarëve dhe pilotëve tanë, ndërsa ata luftuan në një nga operacionet më komplekse dhe të suksesshme të të gjitha kohërave kundër regjimit iranian.
Nuk dua ta ekzagjeroj sepse nuk është garë, por asnjë forcë në Tokë nuk mund t'i mposhtë marinarët dhe ushtarakët amerikanë”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments