top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FESTIMET E KRISHTLINDJEVE NISIN SOT NË VENEZUELË PËRPARA KALENDARIT KATOLIK ME URDHËR TË DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST NIKOLAS (NICOLAS) MADURO | MASA U NJOFTUA NË SHTATOR MES KRITIKAVE NGA PESHKOPËT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 1, 2024
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Festimet e Krishtlindjeve nisin sot në Venezuelë, përpara kalendarit katolik, me urdhër të diktatorit çavisto-komunist Nikolas (Nicolas) Maduro.

 

Le të festojmë. Lumturi e përhershme dhe rumba”, tha diktatori, gjatë programit të tij në televizionin publik, duke u bërë thirrje qytetarëve që të zënë të gjitha hapësirat e nevojshme për të përkujtuar festën deri më 15 janar 2025.

 

Krishtlindja i përket popullit dhe populli i feston sa herë që ai do”, shtoi diktatori çavisto-komunist Maduro.

 

Me rastin e shpalljes së qeverisë - në muajin shtator - peshkopët venezuelas dënuan përdorimin politik të Krishtlindjeve në një vend që po përjeton çarje të thella politike dhe sociale, të cilat, u përkeqësuan pas rizgjedhjes së diskutueshme të diktatorit Maduros - pa paraqitur prova - në zgjedhjet presidenciale të 28 korrikut 2024.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page