FENTANILI NUK MUND TË MPOSHTET PA TAKTIKA TË REJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 6, 2024
- 3 min read
Nga gazeta Ekonomisti (The Economist).
Londër, Britani e Madhe | Kanë kaluar mbi 50 vjet që kur z. Riçërd Niksoun (Richard Nixon) inicioi luftën e Amerikës kundër drogës, megjithatë fitorja duket më e largët se kurrë.
Në 12 muajt deri në shtator të vitit 2023, më shumë se 105000 amerikanë vdiqën nga mbidoza - pothuajse dyfishi i numrit të vrarë në luftime në Vietnam, Afganistan dhe Irak.
Pavarësisht se sa me zell qeveria patrullon kufirin dhe sa e egër i ndjek trafikantët, problemi duket se vetëm sa përkeqësohet.
Përkeqësimi në dekadën e fundit është kryesisht për shkak të fentanilit, një opioid sintetik, që është 50 herë më i fuqishëm se heroina, dhe është i përfshirë në rreth 70% të vdekjeve të lidhura me drogën në Amerikë.
Filloi si një zëvendësim për opioidet që jepeshin me recetë, por përhapja e vazhdueshme e tij është rezultati logjik i luftës kundër drogës.
Shitja e lëndëve narkotike është aq fitimprurëse sa trafikantët kanë një nxitje për të inovuar, aq më mirë për t'iu shmangur kontrolleve.
Fentanili (Fentanyl) dhe analogët e tij janë një produkt pothuajse perfekt: aq i lirë për t'u bërë, sa që shitet edhe për 50 cent një pilulë, është ende jashtëzakonisht fitimprurës; aq i fuqishëm dhe i varur, sa një treg i kapur është pothuajse i garantuar; aq e lehtë për t'u bërë, me një shumëllojshmëri të tillë kimikatesh të zakonshme, saqë mund të prodhohet pak a shumë kudo; aq e përqendruar, saqë është e lehtë të fshihet dhe të kontrabandohet.
Nuk është çudi që Amerika po lufton për të kontrolluar fentanilin.
Një goditje ndaj klanit të Sinaloas në Meksikë, e cilësuar nga autoritetet amerikane, si burimi më i madh i saj, thjesht ka bërë që prodhimi të zvogëlohet.
Përpjekjet për të ndaluar eksportet kineze të përbërësve pengohen nga recetat gjithnjë e në zhvillim për ilaçin dhe zinxhirët e furnizimit gjithnjë në përshtatje, me Indinë, për shembull, duke u bërë burimi më i fundit i prekursorëve kimikë.
Një fokus i patrullës kufitare të Amerikës në vendkalimet pranë Shën Diegos (San Diegos), që dikur ishte kanali kryesor për në Amerikë, ka bërë që kontrabanda të zhvendoset drejt lindjes, në Arizona.
Në mënyrë të parashikueshme, shumë politikanë mendojnë se përgjigja më e mirë janë taktikat ekstreme, që janë në vetvete edhe kulmi logjik i luftës kundër drogës.
Republikanët e lartë kanë bërë thirrje për një pushtim të Meksikës, për të çrrënjosur bandat kriminale (edhe pse republikanët në Kongres kanë refuzuar kërkesën e presidentit Xhëu Baidn (Joe Biden) për më shumë fonde për të patrulluar kufirin).
Z. Danlld Tramp (Donald Trump) thuhet se kishte menduar për sulme me raketa në vendstrehimet e trafikantëve kur ishte president.
Për meritë të saj, administrata e z. Baidn (Biden) tashmë po merr një qasje më të gjerë.
Për herë të parë, qeveria federale po shpenzon më shumë, për të penguar përdorimin dhe trajtimin e të varurve, sesa në përpjekjen për të ndërprerë rrjedhën e drogës.
Ajo ka rregulluar mjaft mirë marrëdhëniet me Kinën për të rifilluar përpjekjet për të frenuar tregtinë e prekursorëve në të gjithë Paqësorin.
E vetëdijshme se sa të ndryshueshëm janë zinxhirët e furnizimit, ajo po përpiqet të ndërtojë një koalicion global për të mbajtur gjurmët më të mira të kimikateve.
Këto janë hapa të mirëpritur, por duhet të shkojnë më tej. Nëse është e pamundur të ndalosh marrjen e fentanilit tek konsumatorët, duhet bërë më shumë për t'i ndihmuar ata ta përballojnë atë.
Autoritetet amerikane duhet të shpërndajnë teste të thjeshta për t'i lejuar përdoruesit të kontrollojnë nëse drogat e tyre, siç ndodh shpesh, janë përzier me fentanil të lirë dhe të varur; ata duhet të rrisin aksesin në skemat e trajtimit që përfshijnë zëvendësues të tillë si metadoni; ata duhet të sigurojnë që antidoti për mbidoza të jetë gjerësisht i disponueshëm; ata duhet të rindërtojnë edukimin ndaj drogës, gjë që është e mjerë.
Dhe ata duhet të dekriminalizojnë drogat më pak vdekjeprurëse, si kokaina, në mënyrë që të kenë kohë të lirë, dhe fondet e pakta, për t'u përqendruar në atë që po vret amerikanët në grup.
Politikanët e të gjitha shtresave nuk i pëlqejnë idetë e tilla, pasi duket se e pranojnë marrjen e drogës.
Amerikanët nuk kanë gjasa të provojnë ndonjë gjë kaq radikale. Por fentanili është tashmë një problem në Kanada dhe po përhapet edhe në Meksikë.
Opioidet sintetike edhe më të fuqishme të quajtura nitazene kanë mbërritur në Britani. Nëse bota do ta përballojë, ajo, ashtu si trafikantët, do të duhet të rinovojë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments