FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: KANCELARI GJERMAN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ) PO BËN HAPA TË PAPRITUR POR TË NGATHËT.

Moskë, Federata Ruse | “Kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz) po përpiqet të fitojë pikë me publikun gjerman me ato që ai i konsideron si hapa pothuajse të menjëhershëm kundër Rusisë, por ai po e bën këtë në një mënyrë jashtëzakonisht të ngathët”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”.
“Dhe kjo ndodh sepse, të gjithë ata që hodhën në erë diçka gjermane vitet e fundit ishin ukrainas.
A kanë mbyllur ndoshta edhe një konsullatë të vetme ukrainase në tokën gjermane, në dritën e procesit ligjor në vazhdim? Jo, nuk e kanë bërë”, - tha zëdhënësi Peskov, duke iu referuar sulmit ndaj gazsjellësit “Nord Stream”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments