FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: AKUZAT KUNDËR RUSISË PËR SULME KIBERNETIKE JANË TË PABAZA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | Kremlini i quajti sot akuzat për sulme kibernetike të raportuara nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar të pabazuara.
“Ne nuk i pranojmë këto akuza”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”.
“Siç e dini, për shumë vite Rusia është akuzuar për gjëra me të cilat nuk ka lidhje. Këto akuza janë gjithmonë të pabaza, nuk mbështeten kurrë nga argumente dhe ne nuk dëgjojmë kurrë asnjë provë.
Lidhur me sanksionet e vendosura kundër Moskës, Rusia ka mësuar të minimizojë ndikimin negativ të sanksioneve të vendosura tashmë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments