FEDERATA RUSE | 3 TË VDEKUR + 5 TË PLAGOSUR NGA SULMET UKRAINASE ME DRONË PRANË MOSKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Sulmet me dronë kanë vrarë tre veta dhe kanë plagosur pesë të tjerë në rajonin e Moskës”.
Kështu njoftoi guvernatori lokal Andrei Vorobiov (Vorobyov) në platformën shoqërore virtuale “Telegram”, duke shtuar se 81 dronë u rrëzuan në rajon gjatë natës.
Në Rusinë jugperëndimore, homologu i tij në rajonin e Stavropolit, Vladimir Vladimirov, kishte raportuar disa orë më parë një sulm armik që shkaktoi një zjarr në zonën industriale të fshatit Viazniki, në rrethin Shpakovski, pa viktima të raportuara.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments