top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FEDERATA RUSE U BË VENDI I PARË NË BOTË QË NJOHU QEVERINË E TALEBANËVE (QEVERINË E EMIRATIT ISLAMIK TË AFGANISTANIT).

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 4, 2025
1 min read

Moskë, Federata Ruse | Rusia njoftoi se ka pranuar kredencialet e një ambasadori të ri afgan në Moskë, duke e bërë atë vendin e parë në botë që njeh qeverinë e talebanëve.


Ne besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit do t'i japë shtysë zhvillimit të bashkëpunimit produktiv dypalësh midis vendeve tona në fusha të ndryshme”, tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë.


Kabuli e quan njohjen nga Rusia të guximshme.


Ministri i Jashtëm afgan, nga ana e tij, përshëndeti vendimin e Rusisë për t'u bërë vendi i parë që njeh qeverinë e talebanëve, duke e përshkruar atë si të guximshme dhe duke besuar se do të shërbejë si shembull për të tjerët.


Ky vendim i guximshëm do të jetë një shembull për të tjerët. Tani që procesi i njohjes ka filluar, Rusia ka ecur përpara të gjithëve”, tha Ministri Amir Khan Muttaki gjatë një takimi me Ambasadorin rus në Kabul, Dmitri (Dmitry) Zhirnov, sipas një videoje të transmetuar në platformën sociale virtuale Iks (X).


Ministria e Jashtme ruse tha se Moska sheh perspektiva të mira për zhvillimin e marrëdhënieve dhe do të vazhdojë të mbështesë Kabulin në siguri, kundër terrorizmit dhe luftimin e krimit të lidhur me drogën.


Ajo gjithashtu sheh mundësi të rëndësishme tregtare dhe ekonomike, kryesisht në energji, transport, bujqësi dhe infrastrukturë.


Ne besojmë se akti i njohjes zyrtare të qeverisë së Emiratit Islamik të Afganistanit do t'i japë shtysë zhvillimit”, shtoi ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page