FEDERATA RUSE | SHËRBIMET E FSHEHTA DETYRUAN ENTIN MEDIATIK OPOZITAR “NOVAYA GAZETA” TË MBYLLET; E KONSIDEROJNË AGJENT TË HUAJ.

Moskë, Federata Ruse | Enti mediatik “Novaya Gazeta”, i klasifikuar si agjent i huaj nga Moska zyrtare, njoftoi se do të ndërpriste operacionet në Rusi më 9 nëntor.
“Ne u vramë.
Më 9 nëntor, do të fikim dritat në ndërtesën tonë, ku kemi jetuar për 30 vjet, do të fikim serverat dhe do të largohemi.
Gazeta nuk ekziston më.
Autoritetet ruse dhe shërbimet e inteligjencës ruse e kanë detyruar stafin editorial të ndërpresë operacionet”.
Kështu u kumtua në faqen e internetit të gazetës.
Gazeta kishte qenë nën kufizime që nga viti 2022.
Disa nga stafi editorial ishin larguar tashmë nga vendi, duke vazhduar të punonin në projektin “Novaya Gazeta - Evropë”.
“Në të njëjtën kohë me lëshimin e letrës së dëbimit, ata çaktivizuan edhe sistemin e donacioneve që na lejonte të merrnim kontribute nga lexuesit tanë.
Me fjalë të tjera, ata na kanë privuar nga të gjitha fondet.
Ky është një veprim i koordinuar.
Justifikimi i bankave se po veprojnë sipas rregulloreve të brendshme të korporatës nuk do të bindë askënd.
Këto janë rregulla të jashtme, të vendosura nga aparati shtetëror shtypës, nga oficerë të FSB-së që kanë infiltruar në çdo organizatë.
Ata e konsiderojnë vendin pronë të tyre”, u tha në deklaratë.
Në fillim të shtatorit, gazeta me seli në Moskë u përfshi në regjistrin e agjentëve të huaj.
Në vitin 2023, bashkëthemeluesi i gazetës, fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Dmitri (Dmitry) Muratov, u njoh gjithashtu si agjent i huaj dhe u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeredaktor, duke i hapur rrugën z. Sergei Sokolov.
Më 15 tetor, ky i fundit u ndalua nga forcat e rendit për disa orë marrje në pyetje në lidhje me një çështje penale që përfshinte një ish-punonjës të gazetës, z. Oleg Roldugin, i akuzuar për shkelje të mbledhjes së të dhënave vetjake të politikanëve dhe personaliteteve të shquara ruse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments