FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: PËR MOMENTIN NUK KA ASNJË ARSYE PËR T'U TAKUAR ME PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se për momentin, nuk ka asnjë arsye për të organizuar një takim midis tij dhe Presidentit Volodimir Zelenski.
“Me letrën e tij të hapur ku kërkon një takim me presidentin rus, Presidenti Zelenski thjesht dëshiron të përpiqet të ndalojë ofensivën e trupave ruse në terren”.
Kështu tha Presidenti Vladimir Putin, duke shtuar se një takim mund të zhvillohej vetëm pasi të ishte arritur një zgjidhje për konfliktin nëpërmjet punës së delegacioneve përkatëse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments