FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: ISH-KANCELARI FEDERAL GERHARD SHRËDER (SCHROEDER) MUND TË NEGOCIOJË ME RUSINË PËR T'I DHËNË FUND KONFLIKTIT NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | Presidenti rus Vladimir Putin përsëriti se ish-Kancelari Federal Gerhard Shrëder (Schroeder) mund të negociojë me Rusinë për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
“U habita nga reagimi ndaj asaj që thashë për z. Shrëder (Schroeder) si një negociator të mundshëm”, tha Presidenti Putin në një takim me krerët e disa agjencive ndërkombëtare lajmesh, duke iu referuar reagimeve negative nga vendet e Bashkimit Evropian.
“Ai, nuk është mik i Putinit. Ai është para së gjithash një politikan gjerman dhe një nga më të mirët, sipas mendimit tim, sepse ka qëndrimin e tij dhe guximin për ta mbrojtur atë.
Evropa, do të donte të merrte pjesë në negociata.
Kush, përveç Shrëderit, mund të vepronte si ndërmjetës?
Është një gjë të marrësh pjesë në negociata, është diçka tjetër të jesh ndërmjetës.
Por si mund të jetë Bashkimi Evropian ndërmjetës kur po ndihmon drejtpërdrejt një vend me të cilin jemi në një konflikt ushtarak?
Çfarë lloj ndërmjetësish janë ata?
Ndërmjetësimi supozon neutralitet. (...) Njerëzit që dëshirojnë të veprojnë si ndërmjetës duhet të jenë njerëz të cilëve të dyja palët në konflikt mund t'u besojnë”, tha Presidenti Putin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments