FEDERATA RUSE | NJË ANIJE CISTERNË RUSE ME GAZ U SULMUA NGA DRONË DETARË UKRAINAS NË DETIN MESDHE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 4
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | “Një anije cisternë ruse me gaz, Arctic Metagaz, u sulmua në Mesdhe nga dronë detarë ukrainas nga Libia”.
Kështu tha Ministria Ruse e Transportit, e cila, e dënoi incidentin si një akt terrorizmi ndërkombëtar dhe piraterie detare.
Sipas ministrisë, të cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”, sulmi ndodhi në brigjet e Maltës.
“30 anëtarët e ekuipazhit, të gjithë rusë, u shpëtuan falë koordinimit të shërbimeve të shpëtimit malteze dhe ruse”, tha më tej Ministria.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments